VIDEO / Gafa e radhës e Junajtid në kampionat, humb tjetër penallti e mundet në shtesë

Mançester Junajtid fillon të humbasë pikë të rëndësishme që në javën e tretë të kampionatit dhe sot ka regjistruar një disfatë të rëndë në shtëpi përballë Kristal Palas.

Skuadra e Solskjaer kishte barazuar në javën e dytë me Ullvërhempton dhe kishte shumë polemika për atë penallti të humbur të Pol Pogba. Sot, “djajtë e kuq” kishin mundësinë të realizonin me një tjetër goditje nga pika e bardhë, më Rashford, por edhe ky i fundit gaboi duke mos arritur të barazonte rezultatin që fliste për miqtë falë golit të Ajeu.

Barazimi i Xhejms në minutën e 89 la të mendohej se Mançesteri mund të merrte të paktën një pikë, por Van Anholt i dha suksesin Kristal Palas në transfertë me goditjen e tij që nuk i la kohë të reagonte De Geas, duke marrë fitoren historike në “Old Traford”. /vipsport.al/

NDESHJET

Brajton-Sauthempton 0-2
55’ Djenepo, 90’ Redmond

Mançester Junajtid-Kristal Palas 1-2
89’ Xhejms / 32’ Ajeu, 90’+3’ Van Anholt

Shefilld Junajtid-Leister 1-2
62’ MekBërni / 38’ Vardi, 70’ Barns

Uotford-Uest Hem 1-3
17’ Grei / 3’ (p) Nobël, 64’, 73’ Haller