VIDEO / Ekuban realizon tregolësh ndaj AEK, shtyn ekipin drejt grupeve të Ligës së Europës

Kaleb Ekuban po rezulton firma më e goditur e kësaj vere për skuadrën e Trabzonspor. Klubi turk vendosi në mbyllje të edicionit të kaluar që të ushtronte të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të ish-sulmuesit të Partizanit dhe ai po ia shlyen këtë besim me gola të rëndësishëm.

Sot, Ekuban ishte protagonisti kryesor i sfidës që skuadra turke fitoi 3-1 në fushën e AEK të Athinës. Sulmuesi ganez shënoi të tre golat e kësaj sfide për ekipin e tij duke realizuar një përmbysje mbresëlënëse. Edhe pse vendasit shënuan të parët me anë të Livaja, Ekuban u tregua i aftë në fundin e pjesës së parë për të shënuar dy herë brenda 15 minutash e përmbysur rezultatin, ndërsa më parë Sosa kishte humbur penallti.

Në pjesën e dytë, sulmuesi shënoi edhe golin e tretë duke vulosur një rezultat që afron Trabzonspor me fazën në grupe të Ligës së Europës ku mungon që nga viti 2014. /vipsport.al/