VIDEO/ Edhe Murinjo ka ndjenja, qan në intervistën e tij: Nuk po e shijoj, më mungon futbolli

I kritikuar shpesh herë për tipin e tij dhe i vënë në qendër të vëmendjes, Murinjo duket se ka edhe një tjetër anë, të cilën nuk e kishte shfaqur deri më tani. Trajneri portugez që njihet për tipin e tij që shpesh herë shkon deri në egoizëm, në fakt ka ndjenja si të gjithë dhe di të qajë.

Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, Zhoze Murinjo ka folur në lidhje me rëndësinë që futbolli ka në jetën e tij dhe për pushimet që po bën gjatë kësaj kohe. Ai u shpreh se në fakt, nuk po i shijon pushimet dhe me lot në sy, pranon se futbolli po i mungon.

“Që në momentin e parë që nisa futbollin profesionist, ndjeva një ngacmim. Ishte ngacmim serioz që nga ajo kohë dhe mbeti serioze deri më tani. Tani ka pushuar. Tani ka pushuar dhe në vend që unë të shijoj pushimin, në fakt nuk po e shijoj. Më mungon”, u shpreh Murinjo. /Erjon Allaraj-VipSport.al/