VIDEO / Duel i çmendur Fiorentina-Napoli, skuadra e Ançelotit feston pas 7 golash

Nëse Juventusi është mjaftuar me një gol në ndeshjen e hapjes ndaj Parmës, Napolit i janë dashur të shënojë 4 të tillë për të mposhtur Fiorentinën që nuk është dorëzuar asnjëherë në një ndeshje shumë argëtuese që u mbyll me rezultatin 4-3.

Fillimisht u duk se Fiorentina do të bënte mrekullinë ndaj Napolit me penalltinë e Pulgar që në minutën e 9 të sfidës. Por në fundin e pjesës së parë, Mertens dhe Insinje kaluan në avantazh Napolin, duke i dhënë një avantazh të rëndësishëm.

Pjesa e dytë ishte edhe më argëtuese pasi filloi me barazimin e Milenkoviç, të cilit iu përgjigj shumë shpejt Kajehon për të kthyer skuadrën e tij në avantazh. Boateng barazoi rezultatin në 3-3 në minutën e 65-të, por vetëm 2 minuta më vonë ishte përsëri Insinje që realizoi për të kaluar para Napolin.

Vendasit provuan në çdo mënyrë të shënonin, edhe duke aktivizuar Riberi në minuta e fundit. Por Napoli u mbrojt mirë në fund, duke shtuar forcat në prapavijë edhe me Hysajn, për të marrë tri pikë të rëndësishme në javën e parë të kampionatit. /vipsport.al/