VIDEO / Driblon këdo që i del para, Valdet Rama debuton me gol në kampionat

Valdet Ramës i kanë mjaftuar pak ditë në radhët e SV Mepen që të linte shenjën e tij në rezultatet e kësaj skuadre në kategorinë e tretë gjermane. Ish-futbollisti i Kukësit ka debutuar me gol sot në radhët e skuadrës së re, tek e cila u prezantua vetëm pak ditë më parë dhe ku menjëherë i dhanë një vend si titullar.

Rama ishte protagonist për skuadrën e tij ndaj Jena, në një ndeshje të dominuar nga Mepen, por ku goli erdhi vetëm në pjesën e dytë fale driblimeve të futbollistit. Në minutën e 64-t të sfidës, ai nisi një aksion individual dhe pas 2 driblimeve, mposhti edhe portierin kundërshtar për të dërguar topin në rrjetën e portës kundërshtare. Dueli u mbyll me rezultatin 3-0 dhe ky ishte sinjali i parë i Mepen ndaj rivalëve se me Ramën në përbërje, kishte një armë më shumë për të kërkuar ngjitjen në Bundesligën 2.

Si për ironi të fatit, përballë në këtë kampionat Rama do të ketë tre nga ish-skuadrat e tij me të cilat ka luajtur në Gjermani, Ingolshtad, Mynih 1860 dhe Vurcburger Kikers. /vipsport.al/