VIDEO/ Dramë në Korçë! Skënderbeu fiton në minutën e 96 ndaj Flamurtarit

Skënderbeu ia ka dalë të marrë tri pikët në ndeshjen e parë të kampionatit por ka djersitur shumë që të siguronte rezultat përballë Flamurtarit të improvizuar me të rinj për këtë sfidë.

Korçarët kanë dominuar sfidën, por kanë pasur vështirësi të mëdha për të gjetur rrjetën, ndërsa vlonjatët krijuan disa mundësi të mira për të shënuar në portën e ekipit vendas.

Por në fund, ata dolën pa pikë përballë Skënderbeut, të ndëshkuar nga një gjuajtje e shkëlqyer e Gripshit në minutën e fundit shtesë të takimit.

Skënderbeu-Flamurtari 1-0
96′ Gripshi

Skënderbeu: Koliçi, Pëllumbi, Turtulli, Pollozhani, Dita, Daja (46′ Oto Xhon), Muzaka, Taipi (76′ Mara), Bregu, Gripshi, Krasniqi.
Trajner: Ilir Daja

Flamurtari: Moçka, Gocaj, Bajraktareviç, Zeqaj, Qarri, Deliaj, Muçollari, Rrapaj (60′ Nebijaj), Haruni (72′ Nika), Hoxhaj, Vatnikaj (82′ Kreshpa).
Trajner: Dritan Sadedini

KV: Mara / Gocaj, Zeqaj

KK: Zeqaj

Gjyqtar: K. Meta

 

MINUTË PAS MINUTE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me suksesin 1-0 të Skënderbeut.

90’+6’ GOOOL Skënderbeu, shënon Gripshi.

90’+5’ Krasniqi ka një tjetër mundësi për të shënuar, por gjuajtja e tij përfundon në duart e Moçkës.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Zeqaj lë fushën e lojës me karton të kuq. Ai ndëshkohet fillimisht të verdhë për një faull e më pas reagimi i tij sjell të dytin e verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë.

86’ Vlonjatët i afrohen shumë golit të avantazhit, Nebija hyn në zonë dhe nuk gjen kohën për të gjuajtur. Sfera përfundon te Muçollari i cili gjuan nga jashtë zonës dhe detyron Koliçin të bëjë mrekullinë për të shpëtuar portën.

82’ Kreshpa zë vendin e Vatnikajt në rreshtimin e vlonjatëve.

81’ Kombinim interesant në sulmin e korçarëve, Gripshi gjen Krasniqin në zonë por ky i fundit vonohet dhe nuk gjuan në portë.

80’ Kundërzbritja e radhës e Hoxhajt i cili në vijën e zonës së rreptësisë provon të gjejë rrjetën, por nuk ka saktësinë e duhur për të rrezikuar Koliçin.

76’ Zëvendësim edhe në radhët e korçarëve, me Taipin i cili i lë fushën e lojës Marës.

72’ Haruni largohet nga fusha për vlonjatët, debuton Nika te Flamurtari.

70’ Sugjerim interesant i Muzakës për dyshen Gripshi-Xhon që nuk kuptohet me njëri-tjetrin dhe shpërdorojnë një mundësi të mirë për të gjuajtur në portën mike.

63’ Bregu dhe Xhon mundohen me disa tentativa radhazi të gjejnë golin, por gjuajtjet e tyre nuk janë shqetësuese për Moçkën,

60’ Zëvendësim edhe te Flamurtari, me Nebijajn i cili zë vendin e Rapajt.

58’ Kombinim i shkëlqyer mes Bregut dhe Gripshit, vlonjati gjuan por dërgon topin mbi traversën e ish-skuadrës së tij.

56’ Pëllumbi provon vetë me një gjuajtje të fortë nga e majta, sfera përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Moçkës.

54’ Shpërthim i Vatnikajt këtë radhë në krahun e djathtë, gjuajtja e tij nuk gjen katërkëndorin e korçarvëe.

50’ Qarkullim i gjatë i topit nga ana e korçarëve, por nuk arrijnë në asnjë moment të shqetësojnë Moçkën.

49’ Aksion i Hoxhajt nga e djathta, gjuajtja drejt portës përfundon në rrjetën e jashtme të Koliçit.

46’ Pjesa e dytë fillon me zëvendësim të detyruar te Skënderbeu. Daja i dëmtuar i lë vendin Oto Xhon.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me barazimin pa gola mes dy skuadrave.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

44’ Gripshi nis sferën drejt zonës nga e djathta, sfera devijohet dhe përfundon në duart e Moçkës.

40’ Edhe Krasniqi provon me një tentativë nga jashtë zonës, sfera kalon shumë mbi kuadrat.

39’ Bregu provon portën me një gjuajtje fluturimthi, nuk arrin të gjejë katërkëndorin e vlonjateve.

36’ Muçollari ndalon një iniciativë të Ditës i cili po pasonte në zonë për bregun, duke evituar një moment të rrezikshëm në katërkëndor.

32’ Goditje dënimi për Skënderbeun në të majtë të zonës së vlonjateve, Bregu gjuan direkt në portë por Moçka grushton.

30’ Strategji e suksesshme deri tani për vlonjatët që mbrohen me shumë forca, duke synuar më pas vetëm kundërsulmet.

24’ Tjetër mundësi për të shënuar e vlonjateve, Vatnikaj pas një kundërsulmi vjedh kohën në mes të mbrojtjes vendase dhe  gjuan me kokë drejt katërkëndorit por nuk ka saktësinë e duhur.

23’ Goditje nga këndi për Flamurtarin, harkimi në zonë nuk gjen asnjë nga futbollistët e vlonjatëve në zonë.

19’ Dita provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera nuk gjen katërkëndorin.

17’ Harkim drejt qendrës e Muzakës nga e djathta, topi përfundon në duart e Moçkës.

13’ Rrezikon autogolin Skënderbeu. Një aksion pa shumë pretendime në krahun e majtë sheh Koliçin të mos kontrollojë sferën dhe për pak ajo përfundon në rrjetë.

9’ Dominim i plotë i skuadrës së Skënderbeut që vazhdon të krijojë volum loje por ende nuk ka gjetur mundësinë të shënojë në portën e Moçkës. I gjithë Flamurtari në gjysmëfushën e vet.

1’ Fillon ndeshja në Korçë.