VIDEO/ Dortmundi turpërohet në transfertë, i mund një skuadër modeste për rekord

Borusia Dortmundi ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në kampionat, duke u mundur në transfertë nga skuadra e sapongjitur në Bundesligë. Union Berlini ka fituar me rezultatin 3-1, duke i dhënë në një farë mënyre leksione futbolli gjigandëve verdhezi.

Skuadra nga Berlini ka arritur të dominojë takimin duke kërkuar golat me ngulm ndërkohë që nga ana tjetër, Dortmundi nuk ka pasur fuqi të reagojë. Në minutën e 22’ Bulter ka kaluar në avantazh skuadrën e tij ndërsa Alkaser ka barazuar pas asistit nga Sanço.

Në pjesën e dytë, Bulter ka shënuar golin e dytë dhe pak minuta më vonë ka qenë Anderson ai që ka shënuar të tretin. Në ndeshjet në shtëpi, Union Berlin është bërë e pathyeshme duke qenë se ka humbur vetëm 2 nga 20 ndeshjet e fundit me trajnerin që ka aktualisht. /Erjon Allaraj-VipSport.al/