VIDEO / Donjet Shkodra nuk i harron golat nga jashtë zonës, mesfushori godet përsëri në Kazakistan

Në vitin e fundit drejt Kazakistanit kanë udhëtuar dy sulmues të cilët kanë bërë emër në kampionatin shqiptar të futbollit, Danilo Alvesh dhe Rexhinaldo. Por ai që po lë më shumë shenjë me paraqitjet e tij deri tani në kampionatin kazak është një mesfushor, Donjet Shkodra, i cili po realizon me rregullsi dhe po ndihmon skuadrën e Shakhtor Karagandi të mbetet në garë për një vend në Europë në edicionin e ardhshëm.

Mesfushori i cili në Superiore ka veshuri fanellën e Flamurtarit, Skënderbeut e Kukësit, realizoi sot në fitoren 3-0 të skuadrës së tij ndaj Kaisar Kizilorda. Ishte një nga golat tipik me të cilët ai ka shkëlqyer edhe në Superiore, një goditje nga jashtë zonës, e cila këtë radhë e devijuar nga mbrojtësi përballë tij, kaloi mbi portierin kundërshtar dhe i dha avantazhin ekipit të Shakhtor.

Shkodra ka luajtur me rregullsi në kampionatin kazak duke u kthyer në një prej liderëve të këtij klubi i cili shpreson që të arrijë të luftojë për një vend në Europë në javët e mbetura deri në mbyllje të edicionit. /vipsport.al/