VIDEO / Debutim në mënyrën më të mirë, Muriqi shënon në goleadën e Fenerbahçes

Nuk mund të kishte fillim më të mirë për kampionatin e  Vedat Muriqit me fanellën e Fenerbahçes. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka qenë protagonisti i fitores së thellë të klubit të tij në ndeshjen e javës së parë të kampionatit, duke dhënë sinjale të qarta se pretendimet këtë vit janë që të mbyllet sezoni në vendin e parë.

Fenerbahçe nuk mund të humbiste mundësinë e mirë që iu shfaq që në javën e parë për të dhënë një mesazh ndaj rivalëve, pasi Gallatasaraj, Bashakshehir e Beshiktash kishin humbu të gjithë në sfidat e para të këtij kampionati. Ekipi e nisi me vrull ndeshjen ndaj Gaziantep dhe në pjesën e parë shënoi 3 gola e humbi një penallti. Goli i dytë ishte pikërisht ai i shënuar nga Muriqi i cili kontrolloi topin me gjoks në zonë dhe lëshoi një goditje të pakapshme për portierin kundërshtar.

Fenerbahçe i shtoi edhe dy gola në pjesën e dytë bilancit të përgjithshëm duke bërë që sfida të mbyllej me suksesin 5-0, ndërsa Muriqi e mbylli duelin me një karton të verdhë të evitueshëm në minutat shtesë. /vipsport.al/