VIDEO/ Debutim ëndrrash për mbrojtësin e kombëtares, gjen golin në aventurën e re

Pak ditë më parë, mbrojtësi i Kombëtares, Hysen Memolla u largua nga skuadra e Salernitanës dhe firmosi në Finlandë me skuadrën e KPV-së. Shkak për këtë lëvizje u bënë minutat e pakta që kishte në Itali dhe tashmë, shpreson që në Finlandë të ketë më shumë minuta pasi është edhe një kampionat më i dobët.

Në fakt, aventura e tij e re ka nisur në mënyrën më të mirë pasi Memolla ka shënuar që në debutim. Në minutën e 40 të takimit, Memolla ka depërtuar në zonë, aty ku i ka ardhur një ndërhyrje nga mbrapa megjithatë, mbrojtësi kuqezi ka arritur të godasë në rënie e sipër, duke e çuar topin në rrjetë.

Sakaq, për kundërshtarët ka barazuar përkohësisht Vairinien ndërkohë që Jartej ka realizuar golin e dytë për KPV-në. Kundërshtar me Memollën në këtë ndeshje, ishte edhe Seku Kamara i cili u largua pak ditë më parë nga Teuta dhe ka nisur një aventurë të re. /Erjon Allaraj-VipSport.al/