VIDEO/ Debutim ëndrrash me ekipin e zemrës, De Rosi e nis me gol aventurën argjentinase

Pak javë më parë, De Rosi u surprizua jo pak kur mësoi se klubi i Romës kishte vendosur të mos i rinovonte kontratën, ndërkohë që zgjedhja e tij ishte e pritshme pas atij vendimit. Mesfushori italian vendosi të plotësonte dëshirën që kishte që herët, për të luajtur një ditë me Boka Xhuniorsin.

Sakaq, debutimi i tij në Argjentinë ka qenë një debutim ëndrrash duke qenë se mesfushori italian ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Bokas pas vetëm 27 minutave lojë. Pas një krosimi në zonë nga një këndore, De Rosi është gjendur i pamarkuar në zonë, aty ku ka arritur të realizojë me kokë duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin.

Sakaq, në minutën e 81, ka qenë Martinez ai që ka shënuar për Almagron duke e çuar ndeshjen me penallti, aty ku Almagro është treguar më e saktë. Për Bokën ka shënuar vetëm Tevez nga penalltitë, ndërkohë që për miqtë kanë shënuar 3 futbollistë, duke e eliminuar në këtë mënyrë Bokën nga Kupa e Argjentinës. /Erjon Allaraj-VipSport.al/