VIDEO/ Bajerni gjen fitoren e parë në transfertë, Levandovski arrin një rekord 14-vjeçar

Bajern Mynihu ka arritur të gjejë fitoren e parë në kampionat, teksa ka mundur me rezultatin 0-3 skuadrën e Shalkes. Vendimtar në këtë takim, ka qenë bomberi polak, Robert Levandovski i cili ka arritur të shënojë një tregolësh, duke arritur në kuotën e 5 golave në dy ndeshjet e para të kampionatit.

Në minutën e 20, Levandovski ka kthyer në gol një penallti ndërkohë që 5 minuta pasi nisi pjesa e dytë, shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 57, ka debutuar edhe Kutinjo me fanellën bavarez ndërkohë që në minutën e 75, Levandovski ka realizuar golin e tretë personal dhe të tretin për skuadrën e tij.

Me tre golat e shënuar sot, Levandovski ka arritur një rekord të vënë në vitin 2005 nga Roi Makai dhe që lidhet me golat e shënuar. Vetëm Makai kishte shënuar në dy ndeshjet e para nga dy gola, gjë të cilën e ka bërë edhe Levandovski mbrëmjen e sotme, madje duke realizuar 3 gola. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

U luajt

Shalke-Bajern Mynih 0-3
Shënues: 20’,50’,75’Levandovski