VIDEO / Argëtim pas kualifikimit, kërcimi i futbollisteve të Vllaznisë bën xhiron e rrjetit

Lot gëzimi, emocione pa fund dhe thirrjet “Vllaznia-Vllaznia” të gjitha të bashkuara në fushë. Këto ishin pamjet e para të futbollisteve të Vllzanisë pas kualifikimit historik në mes 32 më të mirave në Europë.

Por pas emocioneve, ka filluar argëtimi dhe disa prej futbollisteve të klubit shkodran kanë festuar në mënyrën e tyre këtë kualifikim historik. Një video e regjistruar menjëherë pas kualifikimit në stadium po bën xhiron e rrjeteve sociale duke u shpërndarë me shpejtësi.

Aty janë pesë futbollistët Doçi, Gjergji, Lufo, Bajraktari dhe Maliqi të cilat po kërcejnë në mënyrën e tyre duke u argëtuar për këtë kualifikim që u shkroi emrin në historinë e futbollit shqiptar. Në kërcim argëtues i veçantë për ta kujtuar gjithmonë një ditë të veçantë…