Veseli ndryshon mendje, turqit janë të sigurt: Vjen për të firmosur

Ndryshon përsëri situata e Frederik Veselit, i cili me sa duket ka pranuar që të shkojë te Denizlispor, të paktën sipas asaj që raportohet nga Turqia. Pak ditë më parë, futbollisti refuzoi ofertën nga klubi turk, duke mos e cilësuar një destinacion të kënaqshëm për cilësitë e tij sportive.

Por situata duket se ka ndryshuar në ditën e fundit pas negociatave të reja mes palëve. Trajneri Jucel Ildiz deklaroi para gazetarëve se ishte arritur akordi në çdo pikë me futbollistin shqiptar dhe pritej që ai të bëhej përforcimi më i ri në prapavijën e skuadrës së tij. Ndërkohë, për mediat turke edhe presidenti Ali Çetin deklaroi se Veseli do të firmoste dhe e priste që të mbërrinte në ditët në vijim për të filluar aventurën e tij të re sportive.

Veseli kishte refuzuar ofertën e parë edhe pse ekonomikisht do të përfitonte më shumë se te Empoli. Ai për momentin është titullar i padiskutueshëm në klubin italian në krahun  e djathtë të mbrojtjes, por Empoli është vënë në kërkim të një tjetër alternative. /vipsport.al/