Verstapen është numri 100! Holandezi siguron pole-position e parë të karrierës

Maks Verstapen ia ka dalë që të regjistrojë për herë të parë në karrierën e tij kohën më të shpejtë në provat zyrtare. Piloti holandez i Red Bull, pas suksesit një javë më parë në Gjermani, ka dominuar provat zyrtare në pistën e Hungarisë, për të marrë vendin e parë në vijën e nisjes. Ai u bë kësisoj piloti i 100 në historinë e garës më të famshme të automobilizimit që arrin të sigurojë vendin e parë në nisje të një gare të Formula 1.

Koha që ka regjistruar ai ishte e jashtëzakonshme, pasi uli ndjeshëm rekordin e pistës. Askush nuk kishte arritur të xhironte nën 1 minutë e 16 sekonda. Ai arriti të mbyllte xhiron me kohën 1’14”572, para dy makinave Mercedes duke lënë për pak të mijtat pas Botas dhe Hemilton.

Më pas ishin dy makinat Ferrari, me Leklerk i cili u shfaq përsëri më i shpejtë se fete duke i marrë vendin e katërt dhe duke lënë shokun e skuadrës në rreshtin e tretë në startin e garës së nesërme në një pistë ku është shumë e vështirë të parakalohet. /vipsport.al/