Vecaj: Te Teuta diferencën e bën mesfusha dhe sulmi, ka mundësi për të konkurruar për titull

Uendi Vecaj është një nga futbollistët e rinj tek të cilët ka besuar Teuta jo vetëm për këtë sezon, por edhe për të ardhmen. Futbollisti ka rinovuar pak kohë më parë marrëveshjen e tij me klubin deri në vitin 2022 dhe Shkëmbi po i beson gjithnjë e më shumë hapësira në mesfushën e skuadrës së tij.

Një repart, t cilin vetë futbollisti shkodran e sheh si atë që do të bëjë diferencën në këtë edicion. “Besoj se po ecim mirë, po stërvitemi çdo ditë në maksimum, kemi lojtarë të rinj e me cilësi. Profesori ka besim te ata dhe po u jep mundësinë të luajnë. Bëmë një ndeshje miqësore të mirë, të gjithë jo vetëm unë. Goli ishte një hap i mirë, shpresoj të vazhdoj kështu.

Largime ka patur shumë por edhe afrime, lojtarë që kanë luajtur në Superiore dhe kanë cilësi shumë të mira dhe besoj se do të bëjnë punë këtë vit. Pikat më të forta janë mesfusha dhe sulmi. Aty po fokusohemi e përqendrohemi, aty po stërvitemi për sa më shumë ide për gol”, tha Vecaj për RTSH.

Futbollisti ti nuk fsheh që klubi e nis sezonin përsëri me ambicie. “Teuta ka mundësi për të konkurruar për kampion, pse jo”, tha ai. /vipsport.al/