Vazhdojnë ftesat e çuditshme! Titullarë te Lokomotiva Zagreb, nuk kanë vend te Shqipëria U21

Shqipëria U21 do të luajë në muajin shtator dy ndeshje, ku fillimisht do të përballet me Francën në një miqësore në transfertë, ndërkohë që pak ditë më vonë do të luajë ndaj Austrisë në ndeshje zyrtare. Në prag të këtyre takimeve, ka nisur edhe shpërndarja e ftesave për futbollistët e Kombëtares.

Edhe këtë radhë, duket se nuk do të mungojnë grumbullimet e çuditshme dhe kjo duket që në shpërndarjen e ftesave. Nga Lokomotiva e Zagrebit është grumbulluar Jon Mersinaj, ish-mbrojtësi i Laçit që po aktivizohet edhe në Kroaci. Sakaq, po te Lokomotiva aktivizohen edhe Enis Çokaj dhe Indrit Tuci, të cilët në javët e fundit kanë qenë pjesë e formacionit të Lokomotivës.

Mesa duket, të aktivizohesh në një ekip të mirë si Lokomotiva, nuk është e mjaftueshme për të marrë ftesë duke qenë se as Çokaj dhe as Tuci nuk janë thirrur aktualisht nga Shpresat. Ndoshta, mund të thirren në ditët e fundit ose kur të ketë zëvendësime në grumbullim por deri më tani, nuk ka ftesë. /VipSport.al/