U transferua për 75 milionë euro, De Ligt: Nuk e prisja stolin, por respektoj vendimin e trajnerit

Matajs De Ligt është transferimi më i shtrenjtë i Juventusit për këtë sezon, por mbrojtësi është edhe një nga lojtarët për të cilët është paguar më shtrenjtë gjatë historisë. Për 19-vjeçarin kishte shumë konkurrencë por bardhezinjtë në fund fituan garën në merkato.

Megjithatë, në ndeshjen e parë të kampionatit, atë ndaj Parmës, De Ligt u ul në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë. Holandezi duket të ketë mbetur i zhgënjyer teksa është shprehur se nuk e priste të ulej në pankinë, por i duhet të respektoj vendimet e trajnerit.

“ Nuk e prisja ta filloja aventurën time nga stoli.  Preferoja të kisha luajtur, por sigurisht që duhen respektuar vendimet e trajnerit. Duhet të tregohem realist, jam ende duke u ambientuar. Dhe, Bonuçi me Kielinin janë konsideruar për shumë kohë si dyshja difensive më e mirë në botë. Në këtë sezon duhet ta fitoj vendin e titullarit”, u shpreh De Ligt.

/Egi Çabeli-VipSport.al/