U përfol se mund të afrohej nga Panuçi në Kombëtare, mbrojtësi protagonist në Argjentinë

Tomas Guidara ishte një nga futbollistët më të dëshiruar në epokën e Kristian Panuçit. Megjithatë, mbrojtësi me fije shqiptare ishte në pritje të një oferte nga Argjentina, duke lënë mënjanë propozimin e stafit të kuqezinjve.

Por, tashmë ato kohë duken të largëta, ndërsa edhe paraqitjet e 23-vjeçarit i hapin rrugë një telefonata nga Kombëtarja amerikano-latine. Mbrojtësi është bërë sërish protagonist në kampionatin vendas, teksa aktivizohet me skuadrën e Velez Sarsfilld.

Guidara ishte autor i asistimit të golit të parë për të tijtë, ndërkohë që ndeshja ndaj Racing Klub përfundoi me rezultatin e barabartë, 2-2. Kjo është vetëm java e dytë e kampionatit në Argjentinë, por Guidara duket se e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa ka fituar rolin e protagonistit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/