U largua nga Partizani, portierin e do trajneri Duro te Kukësi, ka ofertë edhe nga Luftëtari

Dashamir Xhika, portieri i dytë i Partizani me konsensus zgjidhi marrëveshjen me drejtuesit dhe nga sot nuk është më pjesë e të kuqve. Xhika ka dalë nga moshat e të kuqve, aty ku ka luajtur edhe në Inferiore.

Dashamir Xhika ka një karrierë të pasur me skuadra të elitës dhe të Kategorisë së Parë, ndërkohë që tashmë për të ka interesim edhe nga skuadra tëë tjera. Kukësi dhe trajneri Shpëtim Duro kërkojnë shërbimet e “gardianit” kryeqytetas.

Por, jo vetëm, Klevis Dalipi ja di aftësitë dhe një portier si Dashamir Xhika, që është tashmë në kulmin e moshës dhe karrierës do t’i bënte shumë punë skuadrës së Luftëtarit për të mbyllur problemet me portën.

E.S./Vipsport.al/