U kthye në protagonist për 6 minuta, ja vlerësimi për Hysajn në ndeshjen e parë të Serisë A

Napoli i Elseid Hysaj e ka nisur me këmbë të mbarë kampionatin, teksa në mbrëmjen e djeshme mposhti me rezultatin 3-4 Fiorentinën. Një ndeshje e cila dhuroi spektakël, ku në fund të kaltrit ia dolën të dilnin me pikë të plota nga transferta Firences.

Ndërkohë, tashmë është konfirmuar se mbrojtësi i Kombëtares do të qëndrojë te Napoli edhe për këtë sezon, ndërsa duhet të luftojë për një fanellë titullari, status të cilin e ka humbur nën drejtimin e trajnerit Ançeloti. Shkodrani ishte në stol edhe në mbrëmjen e djeshme, megjithatë tekniku italian i rezervoi Hysajt 6 minuta nga fundi, për të shtuar forcat në mbrojtje. Futbollisti shqiptar u përgjigj në lartësinë e duhur, teksa ia doli të limitonte Riberinë në krah.

Edhe pse në një moment rrezikoi të shkaktonte 11-metërsh. Kështu pas ndeshjes, Hysaj u vlerësua me notën 6. “ Ançeloti e fut në mënyrë surprizë në lojë për të limituar Riberinë dhe ia del në disa raste. Rrezikon me një mbajtje në zonë, por ishte francezi ai që e filloi”, ishte përshkrimi për paraqitjen e mbrojtësit. /Egi Çabeli-VipSport.al/