Tripletë e Drenicës, mundet Llapi që afroi sulmuesin e njohur të Superiores!

Drenica ka mundur që të marrë fitoren e parë në javën e dytë të IPKO Superligës, duke mundur skuadrën e Llapit, me rezultatin e thellë 3-0. Golat për skuadrën e Drenicës janë shënuar nga Harmon, Meziu dhe Elshani.

Në radhët e të dyja ekipeve luajnë shumë futbollistë që në sezonin e shkuar kanë qenë pjesë të ekipeve të Superiores sonë.

Në radhët e skuadrës së Llapit që ka qenë mjaft aktive në  verë, e madje duke  bërë 13 përforcime luan edhe Sebino Plaku, sulmuesi i mirën njohur i Superiores sonë. Llapi në këto dy ndeshje ka marrë vetëm 3 pikë, ndërsa në sfidën e sotme skuadra nga Podujeva ka qenë larg pritshmërive.

E.S./Vipsport.al/