Tre firma për Tërbunin, pukjanët surprizojnë në merkato!

Tërbuni i Pukës është një nga ekipet e Kategorisë së Parë që i ka nisur më herët se ekipet e tjera përgatitjet këtë verë. Pukjanët edhe në merkato kanë tentuar që të afrojnë më shumë cilësisë sasi.

Trajneri Oltion Kërnaja tashmë ka ndërtuar një ekip simpatik, ndërkohë që sot janë zyrtarizuar edhe tre afrime në radhët e skuadrës pukjane. Bëhet fjalë për lojtarë që kanë qenë titullarë dhe kanë spikatur në Kategorinë e Parë, e madje kanë edhe eksperiencë në skuadra të Superiores.

Kështu, Endri Mersini, pas eksperiencave me Kamzën, Dinamon, Luftëtarin e Tomorin do të jetë një nga mbrojtësin e rinj të skuadrës së Tërbunit në sezonin e ri në Kategorinë e Parë që do të startojë në 24 shtator.

Por, jo vetëm ai, pasi është edhe Leonardo Përgjini, një futbollistë që krahas Besëlidhjes e Shënkollit ka qenë edhe pjesë e skuadrave elitare si: Luftëtari e Lushnja. Përgjini është shënues dhe do t’i bëj mjaft punë skuadrës së trajnerit Kërnaja në realizimin e synimeve që kanë në sezonin e ri.

Vjali Mahmutaj, është një tjetër futbollistë për sulmin. Mahmutaj ka spikatur me Bylisin për dy sezone, ndërsa, në gjysmën e dytë të kampionatit të shkuar ishte një nga më të dalluarit në radhët e Erzenit. Mahmutaj do të luajë me pukjanët në sezonin e ardhshëm dhe pritet që të shënojë sa më shumë gola.

E.S./Vipsport.al/