Transferimi i verës te Reali hedh poshtë zërat e merkatos: Zidan beson tek unë

Luka Joviç ishte nga transferimet e para për Realin Madridit në këtë merkato verore, teksa ‘galaktikët’ shpenzuan 60 milionë euro për serbin. Sulmuesi shkëlqeu në sezonin e kaluar me fanellën e Eintrahtit të Frankfurtit, teksa shënoi gola një mori me gola. Mirëpo, në fazën përgatitore të madrilenëve performanca nuk ishte në nivelet e pritshmërisë dhe u mendua se për lojtarin mund të shikohej si mundësi huazimi.

Megjithatë, ka qenë 21-vjeçari i cili ka hedhur poshtë zërat për një huazim, teksa shprehet se ka besimin e trajnerit Zidan. “ Zidan beson tek unë dhe mendimi i tij nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe që kemi punuar bashkë. Mësoj prej atij në çdo ditë dhe jam shumë i lumtur, sepse ai edhe si futbollist por edhe trajner është nga më të mirët në botë. Histori si këto të huazimit më bëjnë për të qeshur.

Mediat përherë sajojnë këto lloj historish, por jam mësuar tashmë me thashethemet prej kur kam nisur karrierën si profesionist. E kam pranuar si fakt se përherë do të ketë zëra. Por, koha tregon të vërtetën”, përfundoi Joviç.

/Egi Çabeli-VipSport.al/