Trajneri e do në skuadër, Nejmar fut në ‘sherr’ Tuhel me klubin e PSG

Tomas Tuhel e dëshiron në skuadër Nejmar për ndeshjen e kësaj jave të PSG në kampionatin francez. Tekniku gjerman debutoi me një disfatë javën e kaluar dhe është i ndërgjegjshëm për cilësitë e brazilianit, me të cilin efektshmëria e sulmeve do të rritej ndjeshëm. Mirëpo, nga ana tjetër është klubi francez me në krye drejtorin sportiv Leonardo, të cilët janë kundër idesë së trajnerit Tuhel.

Për drejtuesit çështja Nejmar nuk ka më kthim pas dhe lojtari është në merkato pas deklaratave të mëparshme ku u shpreh se ishte penduar për transferimin te parisienët. Mbetet për t’u parë nëse trajneri do ia dalë të ndryshojë mendjen e Leonardos deri në ditën e ndeshjes, pasi Nejmar është gati dhe ka lënë pas dëmtimin.

Edhe pse duket e vështirë, ndërkohë që bisedimet me Real Madrid për një kalim të brazilianit në Spanjë vazhdojnë. Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe një ndërhyrje e Barcelonës, e cila është e vëmendshme rreth situatës së sulmuesit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/