Trajneri drejtoi me sukses krutanët, të hënën prezantohet dhe nis te bardheblutë!

Bledar Devolli njihet si trajner guximtar, e madje duke drejtuar ekipe në momente shumë të vështira. Devolli ka eksperiencë tashmë, pasi ka drejtuar në Kategorinë e Parë dhe në Superiore ekipe si: Luftëtari, Kamza, Bylisi, Tomori por edhe në Kosovë ekipin e KEK-ut që e mori në pozita të vështira dhe e ngjiti në elitë.

Bledar devolli pati sukses sidomos në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar kur mori drejtimin e  Kastriotit të rënë nga elita dhe bëri një ecuri rekord ku krutanët iu afruan mbijetesës. Jo vetëm kaq, por arriti që nën drejtimin e tij të spikatin edhe shumë lojtarë të rinj të talentuar.

Tashmë, Devolli ka marrë përsipër një eksperiencë të re, drejtimin e Tiranës U-19, ku pritet që të hënën të prezantohet dhe të nis punën. Devolli njihet edhe si zbulues talentesh.

E.S./Vipsport.al/