Tjetër miqësore para fillimit të kampionatit, Bylisi dhe Apolonia e bëjnë rrugë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i kampionatit, skuadrat po i japin dorën e fundit përgatitjeve parasezonale, në mënyrë që të jenë sa më të gatshme në startin e kampionatit. Këtë periudhë, ekipet e Superiores por jo vetëm, po e shfrytëzojnë për ndeshje miqësore dhe faza përgatitore.

Kështu, sot në fushë do të zbresë Bylisi që do të luajë një takim miqësor ndaj Apolonisë. Skuadra ballshiote që ka qenë mjaft aktive në këtë merkato vere, do të ketë mundësi të provojë lojtarë të rinj, ndërkohë që nga ana tjetër, Apolonia përgatitet për sezonin e ardhshëm ku objektiv ka ngjitjen në Superiore.

Kjo është miqësorja e dytë që dy skuadrat zhvillojnë mes njëra-tjetrës duke qenë se vetëm pak ditë më parë u luajt një takim në “Adush Muça” të Ballshit, aty ku Bylisi arriti të fitonte me rezultatin 4-1. Në të njëjtin stadium, do të luhet edhe miqësorja e sotme duke filluar nga ora 18:00. /Erjon Allaraj-VipSport.al/