Tirana pa frena në sulm, fiton me goleadë një tjetër miqësore

Tirana e këtij sezoni premton gola. Kjo është përshtypja e parë që të japin bardheblutë po të merren për bazë miqësoret që kanë zhvilluar në këto ditë para fillimit të sezonit të ri.

Pak ditë pasi shënuan 5 gola ndaj Bylisit, futbollistët e ekipit kryeqytetas shënuan 5 të tjerë përballë Tërbunit, në miqësoren e radhës që zhvilluan në “Selman Stërmasi”. Trajneri Mema kishte bërë pak ndryshime në formacionin e skuadrës në krahasim me ndeshjet e kaluara, ndërsa mungonte Osmani i dëmtuar.

Tirana ishte dominuese që në fillim e shënoi golin e avantazhit me Dungën, duke dyfishuar shifrat me Hasanin në pjesën e parë të takimit. Në të dytën u aktivizuan edhe lojtarët e stolit, ndërsa ata lanë shenjë pasi Ngo e Daja (dygolësh) vulosën fitoren 5-0 të Tiranës në këtë miqësore.

Formacioni i Tiranës: Lika, Doka, Muça, Imami, Hoxhallari, Çelhaka, Batha, Torasa, Hasani, Kale, Dunga. (U aktivizuan: Qirko, Cikani, Ngo, Goxha, Daja, Ismajlgeci, Kobina). /vipsport.al/