

Tirana ka qenë ndër skuadrat më aktive në merkaton e verës dhe e ka lëshuar jo pak dorën me transferimet e bëra deri më tani, duke afruar në skuadër emra si Torasa, Kale, Batha, Vangjeli apo Osmani. Së fundmi, bardheblutë kanë arritur një tjetër akord dhe bëhet fjalë për një tjetër goditje.
Andi Lila mund të quhet tashmë futbollist i Tiranës, megjithëse ende nuk është zyrtarizuar kalimi i tij. Mbrojtësi i Kombëtares që di të luajë mjaft mirë edhe në mesfushë, pritet që të prezantohet së shpejti me fanellën bardheblu, duke u rikthyer aty ku arriti të fitonte titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Andi Lila nuk e ka mohuar kurrë dëshirën e tij për t’u rikthyer një ditë te Tirana dhe mesa duket, me bardheblutë mund të mbyllë edhe karrierën. 34-vjeçari që sezonin e fundit u aktivizua me PAS Janinën në Greqi, aktualisht është futbollist i lirë dhe mund të firmosë pa problem me ekipin e ri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Pjeshka i di mirë hallet e Flamurtarit: Lojë në rritje, por ajo që na duhet janë pikët
Situata financiare dhe ajo sportive te.
Vllaznia nuk sheh rrugë tjetër veç tre pikëve, lojtarët në kor: Të përgatitur për Luftëtarin
Vetëm 2 pikë në katër ndeshjet.
Batha: Me Kukësin edhe mund t’ia dalim, një fitore kthen qetësinë
Dy javët pa zbritur në fushën.
Leave a Comment