Tirana nis sezonin të shtunën, tifogrupi “Fanatics” krah skuadrës

Tirana do të luajë këtë të shtunë në orën 19:00 ndeshjen e parë për këtë edicion të Kategorisë Superiore përballë Luftëtarit. Shorti ishte favorizues për 24-herë kampionëve të Shqipërisë teksa sfidën e parë do ta luajnë në shtëpi, në stadiumin “Selman Stermasi”, aty ku mund të mbështeten edhe te përkrahja e popullit bardheblu.

Në këtë linjë është edhe tifogrupi “Tirona Fanatics” të cilët nëpërmjet një lajmërimi në faqen zyrtare të Facebook kanë deklaruar se do të jenë si gjithnjë një orë para fillimit të takimit në stadium për të mbështetur ngjyrat, fanellën dhe kryeqytetin.

Duke parë merkaton e zhvilluar, këtë sezon Tirana ka si objektiv të rikthehet te titulli kampion, ndërsa ky është edhe një vit special për bardheblutë pasi përkon me datëlindjen e 100 të klubit./Egi Çabeli-VipSport.al/