Tifogrupi Fanatics sërish kundër presidentit Halili, këtë herë shkak uniforma e re e skuadrës

Edhe në këtë sezon duket se nuk do të ketë paqe mes tifogrupit Tirona Fanatics dhe presidentit të klubit Refik Halili. Nëse në momentet e kaluara shkak kanë qenë rezultatet e dobëta të ekipit, teksa kulmi arriti me zbritjen nga Kategoria Superiore dy vite më parë, këtë herë debati nis për fanellat e reja të skuadrës.

Në fanella është shënuar shkrimi “ The Symbol of the Capital”, e përkthyer simboli i kryeqytetit e referuar me foto të Muzeut Kombëtar. Sipas tifogrupit kjo cilësohet si e kundërta e simbolit, pra antisimbol.
SQARIM
Qe prej vitit te zi 2014, ku refik halili dhe shpura e tij moren drejtimin e Sport Klubit, Tirona, fatkeqesisht, eshte zhytur ne nje amatorizem te thelle, “serioz”, qesharak dhe te pa pare ndonjehere me pare ne 100 vite histori elitare… Amatorizem ne kufijte e idiotesise dhe budallallikut nga ish presidenti dhe pseudokeshilltaret e tij, idiotesi keto nga me te ndryshmet e nga me te turpshmet gjithashtu…
E fundit ishte kjo: Shenimi “The Symbol of the Capital” te fanella e re zyrtare e ketij sezoni, duke ju referuar edhe me foto “Muzeut Kombetar”(Objekt ky qe eshte e kunderta e simboleve te kryeqytetit (AntiSimbol)…

Ndoshta nga ligesia, ndoshta nga injoranca ky veprim ishte i paimagjinueshem jo vetem nga ne, por nga te gjithe ata te cilet mund te kene njohurite minimale te historise se Tirones dhe klubit te vetem te saj!

Duke qene se shpura e presidentit jo vetem nuk di po as nuk do, ne, e ndjeme per detyre tju shpreheshim me mesazh ndeshjen e kaluar.
*Shpure e ishpresidentit, pseudomenaxhere e psuedokeshilltare te tij, heren tjeter kur te merrni nje hap te tille, neqoftese nuk ja arrini te mesoni ate cka kujtoni se perfaqesoni, te pakten pyesni dike… Kjo paaftesia juaj duhet ta kete nje kufi!
Tirona Fanatics