Teuta ka gati goleadorin ganez ndaj Tiranës në mesjavë

Teuta pritet që të jetë më solide në transfertën që do të zhvillojë me Tiranën në kryeqytet. Durrsakët e nisën me një fitore minimale, 1-0 me Bylisin, por që vlen 3 pikë.

Durrsakët në ndeshjen e parë shfaqen problem në finalizim, pasi largimi i Bushiçit ka krijuar jo pak problem dhe sulmuesin Nikaç i duhet ende kohë që të gjejë sa më shpejt rrugën e rrjetës.

Ndaj edhe durrsakët afruan mesjavën e shkuar sulmuesin ganez Basid Abdul Khalid. 23-vjeçari, i ardhur para tre vitesh në Prishtinë nga ekipi ganez i FC Stars, zhvilloi në total 105 paraqitje në Kosovë, duke realizuar plot 30 gola e dhënë 11 asistime.

Ndaj Bylisit ai nuk luajti për shkak se erdhi me vonesë, ndërsa pritet që shtatlarti të jetë gati ndaj Tiranës në mesjavë, çka “përkthehet” me një forcë të madhe në ofensivë për durrsakët që këtë sezon kanë pretendime madhore ashtu si edhe në vitin e shkuar.

E.S./Vipsport.al/