Teuta fiton me Pogradecin në miqësore, skuadra e re nis të marrë formë

Teuta po vazhdon përgatitjet e saj për sezonin e ri në Korçë, ndërsa ka zgjedhur që miqësoren e parë të kësaj faze përgatitore ta zhvillojë ndaj ekipit të Pogradecit, për të parë formën e lojtarëve që kishte në dispozicion trajneri Shkëmbi.

Dueli është fituar nga durrsakët me shifrat 4-1 ndërsa që tani duket se është përvijuar edhe një pjesë e rëndësishme e formacionit për edicionin e ri. Kështu, durrsakët e nisën ndeshjen me Çeleskin në portë e para tij Todorovskin, Shkallën, Hoxhën dhe Kuro. Ndërkohë në mesfushë ishin Avdyli, Çyrbja, Aleksi e Gashi, ndërsa në sulm Kallaku mbështeste Nikaç.

Nikaç vazhdon të shënojë me rregullsi në  miqësore dhe këtë e bëri edhe sot në minutën e 15 të ndeshjes që u dominua nga durrsakët po ku nuk u gjet më rrjeta. Në pjesën e dytë, Kapllani, Hoxha dhe Vecaj çuan në 4 numrin e golave për ekipin e Teutës. /vipsport.al/