Teuta e nis me fitore dhe konfirmon pretendimet ndaj Bylisit (Video)

Teuta i falet golit të Renato Arapit dhe merr 3 pikët në debutim ndaj Bylisit që rikthehet pas katër sezoneve në Superiore dhe pëson një humbje minimale në start.

Durrsakët kanë bërë diferencën edhe në saj të kualiteteve dhe lojtarëve që e njohin elitën, ndërsa ballshiotët me shumë ndryshime gjatë verës pak e kanë tentuar portën durrsake.

Madje, ka pasur edhe një gol të anuluar për Teutën për pozicion jashtë loje, e megjithatë, Teutës i ka mjaftuar Arapi që të marrë 3 pikët në ndeshjen e parë dhe ta nis sezonin mbarë me pretendime.

 

Teuta – Bylis 1-0

Shënues: Arapi 32′,

Formacioni i Teutës: Frashëri, Hoxha, Arapi, Aleksi, Avdyli, Kuro, Kallaku (R.Gashi 81′), Nikaç (Kapllani 91′), Todorovski, Vecaj (Em.Vila 73′), Vila. Trajner: B. Shkëmbi.

Formacion i Bylisit: Hidi, Bicaj, Goxha, Ymeralilaj, Turabov (Barjamaj 56′), Ndreca, Mëllugja, Murataj, Antoni (Mbiobe 46′), Guindo, Qardaku (Jaupaj 70′). Trajner: V. Dovedan.

Minutë pas minute:

81’ – Nikaç gjen golin, me Bicajn që gabon, por Hidi shpëton portën.

80’ –  Teuta bën ndërrimin e dytë, në fushë Roni Gashi për Kallakun.

78’ – Provon kamerunasi Mbiobe i Bylisit, topi ngjitur me shtyllën e majtë të Frashërit, përfundon jashtë.

73’ – Teuta bën ndërrimin e parë, Vecaj i dëmtuar i lë vendin Emiljano Vilës.

70’ – Bylisi bën ndërrim, Qardaku i lë vendin Jaupajt.

58’ Kaos në stadium, shënon Lorencio Vila, por më pas anulohet nga gjyqtari, irritohen vendasit.

50’ – Avdyli ka mundësi të dyfishojë me Guindon që humbet ekuilibrin, por Hidi largon rrezikun e më pas rikuperon afrikani i ballshiotëve.

48’ – Kapiteni Murataj ndëshkohet me të verdhë për protestë ndaj gjyqtarit.

46’ – Nis pjesa e dytë e ndeshjes, Mbiobe në vend të Antonit.

45+1’ – Mbyllet pjesa e parë, me Teutën që i “falet” golit të Arapit.

45’ – Teuta në kundërsulm, Vila jep asist në zonë, me Ndrecën që del huq dhe Vecaj shumë afër portës, gjuan jashtë duke shpërdoruar një mundësi goli!

30’ – Krosim në zonë nga goditje e dënimit, Arapi me kokë nuk fal dhe shënon, 1-0!

28’ – Rivënie anësore e Ndrecës për Qardakun që gjuan me kokë shumë afër portës, por topi kalon mbi traun e Frashërit, rrezikon Bylisi…

24’ – Sherif Kallaku futet në zonë, Goxha ndërhyn dhe devijon topin me këmbën e djathtë, pretendon për penallti lojtari durrsak, por Xhaja i jep të verdhën për protestë!

21’– Faull i Ndrecës ndaj Vecajt, ndëshkohet me të verdhë mbrojtësi i majtë i Bylisit.

16’ – Kuro futet në zonë, aty i ndërhyhet nga Antoni, pretendon për penallti lojtari durrsak, por Xhaja që ndjek aksionin nga afër bën me shenjë që të vijojë loja…

14’ – Goditje nga këndi për Teutën, Kallaku harkon në zonë për Kuron që gjuan dhe e kthen në qendër por largon mbrojtja ballshiote rrezikun.

4’ – Rrezikon Teuta, sulm nga e djathta e durrsakëve, Nikaaç nxjerr Lorencio Vilën përballë Hidit që gjuan jashtë!

1’- Nis ndeshja në stadiumin “Niko Dovana”.