Testi i radhës miqësor, Vllaznia dhe Teuta sfidohen në Korçë

Klubet shqiptare janë në fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri, ndërsa janë duke zhvilluar edhe miqësore të shumta. Një nga këto miqësore, do të jetë ajo e nesërmja në Korçë në orën 18:00 mes Vllaznisë dhe Teutës.

Shkodranët aktualisht janë të grumbulluar në Ohër, ku para dy ditëve ishin në fushë për një tjetër miqësore,a të ndaj vendasve të Ohrit. Ekipi i trajnerit Mirsad Jonuz ia doli të triumfonte me shifrat 1-0 falë golit të Arsid Krujës. Sakaq, Teuta është e grumbulluar në Korçë.

Edhe djemtë e detit kanë qenë të impenjuar me miqësore testuese, teksa para dy ditëve mposhtën Pogradeci me rezultatin 1-4 duke treguar një formë të shkëlqyer. Tashmë, të besuarit e Bledi Shkëmbit kanë një provë më të vështirë përballë Vllaznisë.

/Egi Çabeli-VipSport.al/