sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Te Flamengo ishin gati t’i plotësonin edhe klauzolën “Donaruma”, por Baloteli zgjedh Italinë

Mario Baloteli është gati të kthehet në Itali dhe pritet që në ditët e ardhshme të firmosë për klubin e Breshias i cili në këtë edicion do të luajë në Serinë A. Sulmuesi italian ka mbyllur kontratën me Marsejën dhe ishte futbollist i lirë për të vazhduar karrierën e tij.

Edhe pse ka zgjedhur Breshian, deri në momentin e fundit Baloteli ishte në bisedime edhe me brazilianët e Flamengos, të cilët i kishin bërë oferta shumë të rëndësishme ekonomike dhe ishin gati të plotësonin edhe klauzolat e çuditshme që kishte vendosur sulmuesi.

Flamengo fillimisht i ofroi 5 milionë dollarë në vit, me një kontratë dyvjeçare, ndërsa Breshia i ofron një shifër më të ulët për të luajtur në Serinë A. Ndërkohë, Baloteli u kërkoi brazilianëve që të blinin edhe vëllain e tij, Enok, që të luante në radhët e Boavistës, klub i cili gjendet në kategorinë e katërt braziliane dhe funksionon si filial për Flamengon.

Ai u kërkoi që vëllait të tij, i cili është sulmues, t’i garantoheshin minimalisht 10 ndeshje në sezon gjatë qëndrimit në klub, kusht të cilin Flamengo e pranoi. Gjithsesi, në fund Baloteli vendosi të kthehej në shtëpi, pasi Breshia është qyteti ku është rritur. /vipsport.al/