Tani e meritojnë, Klop lejon lojtarët e Liverpulit të rifillojnë traditën historike

Jurgen Klop është një trajner unik, jo vetëm për konceptin e futbollit që pëlqen dhe aplikon me skuadrat e tij, por edhe për mënyrën se si motivon futbollistët që ka në dispozicion.  Te Liverpuli, një nga mënyrat e tij për të motivuar ekipin që të bënte sa më mirë, ishte duke përdorur pjesë të legjendës së këtij klubi.

Që nga vitit 2016, futbollistët e Liverpulit e kishin të ndaluar që të preknin tabelën historike “This is Anfield” që gjendet në tunelin që të çon në fushën e lojës. Ajo është një tabelë që i përket historisë së këtij klubi dhe një nga tunelet më të famshme në botë, por Klop u kishte bërë të ditur lojatrëve se do të dënonte këdo që e bënte një gjë të tillë, pasi do ta meritonin vetëm kur të kishin fituar një trofe.

“U kam thënë lojtarëve të mi që të mos e prekin derisa të fitojmë diçka. Është një shenjë respekti. Unë e preka kur isha trajneri i Borusia Dortmund dhe humbëm 4-0”, ishin fjalët e Klop në vitin 2016.

Gjërat kanë ndryshuar, siç tregoi Vijnaldum në rrjetet sociale, pasi tani futbollistët ia dolën të kthenin në Liverpul një trofe të rëndësishëm si Liga e Kampioneve. “Shefi nuk na lejonte ta preknim derisa të fitonim një trofe.. tani ësht momenti”, shkruante futbollistit duke hedhur një foto të tabelës.

Sipas shtypit anglez, të vetmit që e prekën atë tabelë në momentin kur skuadra po hynte në fushë në ndeshjen e hapjes të kampionatit ishin pikërisht Vijnaldum dhe kapiteni Henderson. /vipsport.al/