Superkupa/ Partizani dhe Kukësi në testin e parë zyrtar, transmetohet pa pagesë për tifozët

Partizani dhe Kukësi do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare mes tyre për këtë sezon mbrëmjen e së dielës, aty ku dy skuadra do të provojnë të marrin trofeun e parë sezonal. Në “Elbasan Arena” do të luhet finalja e Superkupës, ku Partizani vjen si kampion i Shqipërisë, ndërkohë që Kukësi si fitues i Kupës.

Sakaq, për tifozët të cilët nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium, ndeshja mund të ndiqet pa pagesë në rrjetin e kanaleve të RTSH. Ka qenë vetë Radiotelevizioni Publik Shqiptar, ai që ka njoftuar se finalja do të transmetohet ekskluzivisht në RTSH, të dielën në orën 19:00.

Sakaq, Kukësi dhe Partizani do të përballen edhe një javë më vonë, por këtë radhë në kuadër të Kategorisë Superiore. Javën e parë të Kategorisë Superiore, shorti ka vënë përballë Kukësin dhe Partizanin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/