Superkupa i besohet arbitrave ndërkombëtarë, Partizani dhe Kukësi nisin sezonin me trofe

Sot në “Elbasan Arena” do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, ku Partizani, kampion në fuqi do të përballet me Kukësin që vetëm disa javë më parë arriti të fitonte Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës. Dy skuadrat që kanë bërë ndryshime të shumta këtë verë, si në organikë ashtu edhe në stol.

Me Lerdën dhe Duron në krye të pankinave, Partizani dhe Kukësi provojnë forcën e tyre në ndeshjen e parë zyrtare mes tyre për sezonin e ri. Sakaq, sa i përket gjykimit, ndeshja i është besuar arbitrit ndërkombëtar Eldorian Hamiti i cili do të ndihmohet nga Nertil Bregasi dhe Ilir Tartari ndërkohë që gjyqtar i katërt do të jetë Ridiger Çokaj.

Asistentë e linjave do të jenë Laver Alla dhe Kreshnik Cjapi të cilët kanë detyrën për të evituar momentet e diskutueshme në rastet e golave fantazmë apo edhe penalltitë e rastet e dyshimta pranë portës. Takimi do të luhet duke nisur nga ora 19:00 në “Elbasan Arena”. /Erjon Allaraj-VipSport.al

19:00 Partizani-Kukësi