Sulmuesi një hap larg Milanit, Atletiko Madrid ul pretendimet për Korrean

Trajneri Xhampaolo duket se më në fund do të ketë në organikë sulmuesin e tij aq shumë të kërkuar.  Bëhet fjalë për Angel Korrean të Atletiko Madrid, i cili prej kohësh ndiqet nga kuqezinjtë. Megjithatë, vetëm në këtë periudhë të fund merkatos duket se spanjollët janë dorëzuar dhe janë të gatshëm të heqin dorë nga argjentinasi për shifrën e 40 milionë eurove.

Fillimisht, ‘Los Colchoneros’ kërkonin jo më pak se 55 milionë për shërbimet e 24-vjeçarit, por dëshira e vetë futbollistit për t’u transferuar në Milano dhe këmbëngulja e Djallit bëri që shifrat të ulen ndjeshëm. Tashmë, që lëvizja të konkretizohet duhet të pritet vetëm shitja e Andre Silvës, i cili gjithashtu 40 milionë euro.

Sapo të kryhet transferimi i portugezit, paratë do të shkojnë menjëherë në arkat e Atletiko Madrid dhe Milani do të ketë më pas sulmuesin argjentinas, i cili ndër të tjera mund të mbulojë edhe rolin e trekuartistit.

/Egi Çabeli-VipSport.al/