Sulmuesi brazilian u prezantua me bujë, por deri më tani si turist në Shkodër!

Te Vllaznia erdhi një sulmues brazilian që u prezantua me bujë, por deri më tani nuk e ka shkelur barin e fushës, madje edhe në stërvitje. Të gjithë prisinin që ta shihnin në fushë, madje edhe në testin me Besëlidhjen për të parë vlerat e tij. Mirëpo, braziliani ishte spektator në tribunë.

Trajneri Jonuz e justifikonte me faktin se kishte qenë në Tiranë për të kryer vizitat. Por, ka zëra në Shkodër që thonë se ka ardhur i dëmtuar.

Koha do e tregojë, por duket e habitshme që të huajt vijnë dhe futen në ekip pa provë,ndërsa për shkodranët që kanë vite që derdhin gjakun për fanellën kuqeblu duhet prova!

Braziliani Emerson, nuk është parë ende në fushën e blertë, ndërsa deri më tani duket si turist në Shkodër….!

E.S./Vipsport.al/