Spikati në elitë, mesfushori shkodran largohet nga pretendentët e Kastriotit

Kastrioti nuk ka vetëm afrime, por edhe largime. Në fakt, largimi i mesfushorit shkodran Ersil Ymeri ka qenë i paralajmëruar edhe pak ditë më parë. Për Ymerin ka pasur shumë oferta dhe me sa duket, ai ka vendosur që të zyrtarizojë ndërprerjen e bashkëpunimit ditën e sotme  me krutanët që do të jenë sërish pretendentë këtë sezon për t’u kthyer në elitë.

Nga sa bëhet e ditur, për të ka pasur interesime nga Kosova por edhe nga Superiorja dhe pikërisht kjo e fundit e josh për të vijuar karrierën duke qenë se shkodrani është në kulmin e saj. Ymeri spikati me Kamzën në elitë, aty ku ishte titullar dhe më pas iu bashkua krutanëve.

Tashmë, Erssil Ymeri do të provojë një tjetër destinacion të ri, ndërsa pak minuta më parë ka zyrtarizuar edhe divorcin me Kastriotin nëpërmjet profilit të tij zyrtar në “Facebook”.

E.S./Vipsport.al/