SPAL shet portierin e sezonit të shkuar, me Berishën rivalizon ish-portieri i Kukësit

Etrit Berisha u largua nga Atalanta pak javë më parë, duke firmosur me SPAL-in, aty ku shpreson që të ketë sa më shumë minuta. Sezonin e shkuar, pjesë e SPAL-it ishte Alfred Gomis i cili njëkohësisht është edhe portieri i Senegalit dhe shkëlqeu në Kupën e Arikës.

Këto paraqitje, kanë bërë që Gomist të shitet dhe Berisha tashmë të mos ndjejë shumë presion sa i përket portës. Zëvendësuesit e tij, pritet të jenë Demba Tiam nga Senegali dhe ish-portieri i Kukësit, Mauris Gomis i cili njëkohësisht është edhe vëllai i Alfred Gomis, portierit të larguar.

Kartonin e Mauris Gomis e ka skuadra e SPAL-it dhe mesa duket, këta të fundit nuk kanë në plan ta huazojnë këtë sezon, ashtu siç kanë bërë ndër vite. Sezonin e shkuar, ai ishte pjesë e Kukësit megjithatë nuk arriti të gjente hapësira te verilindorët duke qenë gjithmonë zëvendësuesi i Stivi Frashërit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/