Sot e zyrtarizoi, blerja e re e Laçit ishte në stol ndaj Skënderbeut

Laçi zyrtarizoi sot afrimin e shkodranit Ersil Ymeraj, një nga lojtarët cilësorë që ka luajtur në Superiore me Kamzën dhe Kastriotin, ndërkohë që fillimet e karrierës i ka pasur me skuadrën koplikase, Veleçikun.

Sot, klubi kurbinas e prezantoi Ymerajn, i cili në ndeshjen ndaj Skënderbeut ka qenë edhe në stol, pasi klubi ja kë bërë dokumentacionin gati. Ymeraj është një përforcim me vlera për mesfushën, nisur edhe nga eksperienca në elitë.

Ndoshta, deri në 2 shtator kur është edhe afati i fundit i merkatos, bardhezinjtë mund të bëjnë edhe 2 afrime të tjera, që ndoshta mund të vijnë nga jashtë.

/Vipsport.al/