Solskjaer e bën Interin lëmsh: Aleksis është në bisedime me disa klube, por po bën mirë këtu

Aleksis Sançez duket se po kalon ditët e tij të fundit në Angli, duke qenë se kiliani mund të largohet për të firmosur në kampionatin italian me Interin. Zikaltërit prej disa ditësh, janë vënë pas shërbimeve të 30-vjeçarit, ndërkohë që shpresojnë të bëjnë goditjen e dytë pasi morën Lukakun.

Sakaq në konferencën për shtyp të ditës së sotme, Solskjaer ka konfirmuar bisedimet e klubit për të ardhmen e futbollistit. Ai u shpreh se vetëm në shtator do të shihet se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që shtoi se Aleksis po punon fort dhe po bën punë të mirë.

“Ka bisedime me disa klube për të ardhmen e Sançezit, por ai ka luajtur dhe ka luajtur mirë. Siç e thashë, Sançez është duke punuar fort. Na mbetet të shohim në shtator se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Solskjaer. /Erjon Allaraj-VipSport.al/