S’ndalet Tërbuni merr portierin nga Amerika që u bë i njohur me Besën!

Tërbuni duket se po tregohet aktiv në merkato dhe pukjanët kanë bërë edhe zyrtarizimin e radhës. Bëhet fjalë për portierin Austin Rogers që vjen nga Amerika. Në fakt duket e çuditshme por është një realitet.

Por, ky portier nuk e ka për herë të parë që vjen në Shqipëri, pasi kontributin e parë në kampionatin tonë e ka dhënë me skuadrën e Besës së Kavajës në pjesën e dytë të sezonit 2015-2016.

Tashmë ai rikthehet sërish në Shqipëri dhe dëshiron që të japë kontributin e tij në Kategorinë e Parë, këtë herë me skuadrën e Tërbunit, ku në miqësoret e fundit portieri 24-vjeçar nga Amerika ka luajtur si titullarë.

E.S./Vipsport.al/