Skuadra e Gurit kërkon një tjetër përforcim, hedh sytë nga sulmuesi i Milanit

Sindrit Guri e nisi mirë kampionatin në Belgjikë, duke shënuar që në ndeshjen e tij të parë për këtë sezon, por duket se drejtuesit janë vënë në kërkim për një tjetër sulmuesi. Këtë radhë, drejtuesit e Ostendes i kanë hedhur sytë nga kampionati italian dhe synojnë shërbimet e sulmuesit të Milanit.

20-vjeçari Frank Tsaxhut është një nga dëshirat kryesore të trajneri të Ostendes i cili duket se nuk është i kënaqur nga futbollistët që ka. Aktualisht, ai është nën kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2023, por nuk pritet që të ketë minuta të mjaftueshme në kampionat.

Kështu, huazimi do të ishte mundësia më e mirë për të ndërkohë që Ostende kërkon të ruajë edhe të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Problem mbetet vetëm kërkesa që mund të ketë Milani, megjithatë pritet që të ketë të tjera zhvillime ditët në vijim. /Erjon Allaraj-VipSport.al/