Skënderbeu i Dajës zbret në fushë, sot përballje miqësore me Bylisin

Pasditen e sotme, Skënderbeu dhe Bylisi do të zhvillojnë një ndeshje miqësore. Këto takime janë në vazhdën e sfidave për t’i dhënë dorën e fundit përgatitjeve para startit të kampionatit, i parashikuar të nisë më datë 24 gusht.

Ndërkohë, kjo do të jetë një ndeshje e veçantë teksa trajneri Ilir Daja do të debutojë për herë të dytë në karrierë në krye të korçarëve. Tekniku do të ketë mundësinë të shohë në kushtet e lojës gjendjen e futbollistëve.

Ndërkaq, në kampin e Bylisit pritet një reagim nga skuadra teksa sfida e fundit miqësore nuk përfundoi mirë, ndërsa ballshiotët pësuan një humbje të thellë me shifrat 5-1. Sakaq, takimi është përcaktuar të nisë në orën 18:00 dhe do të luhet në kompleksin Tropikal, në Durrës.