Situatë e çuditshme në Kroaci, rrufetë bëjnë Uzunin të luajë një ndeshje në dy ditë radhazi

Një situatë shumë e çuditshme ka ndodhur në kampionatin kroat të futbollit këtë të shtunë, pasi ndeshja mes Zapresiç dhe Lokomotiv Zagreb të Myrto Uzunit, është ndërprerë për shkak të një situate të paprecedent.

Reshje të shumta shiu shoqëruan takimin në fillimin e tij, por me kalimin e minutave, filloi edhe një stuhi me shumë rrufe mbi impiantin ku zhvillohej takimi. Me sa duket, një nag rrufetë dëmtoi sistemimin elektrik të stadiumit duke bërë që të fikeshin dritat kur shënohej minuta e 40 e ndeshjes.

Teknikët provuan në çdo mënyrë të rregullonin defektin por ishte e pamundur, ndaj gjyqtari nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të braktiste ndeshjen dhe të dërgonte dy skuadrat në dhomat e zhveshjeve. Më pas, u vendos që sfida do të vazhdohej nga minat e ndërprerjes ditën e diel në drekë, për të evituar probleme të tjera. /vipsport.al/