Sinjale transferimi për Nejmar? Avokati që pagoi 222 milionë eurot shfaqet në klubin katalanas

Ku do të përfundojë sulmuesi brazilian Nejmar, te Reali apo te Barcelona? Të gjitha rrugët çojën drejt katalanasve dhe një sinjal më shumë sot ishte shfaqja në ambientet e klubit të një personi i cili ishte pjesë e momentit historik të dy viteve më parë kur PSG pagoi 222 milionë euro për lojtarin dhe e mori nga Barcelona.

Huan De Dio Krespo, avokati i cili dorëzoi atëherë në Ligën Spanjolle çekun prej 222 milionë eurosh për të realizuara transferimin e Nejmar, u filmua sot duke hyrë dhe dalë nga ambientet e klubit përkrah Ariedo Braida, përgjegjësit të marrëdhënieve ndërkombëtare në klub. Edhe vetë Maria Bartomeu ishte sot në klub në atë periudhë, por qëndroi aty vetëm 10 minuta.

Gazetarët u munduan të ngacmonin avokatin spanjoll por ai mohoi të kishte qenë në klub për Nejmar. Gjithsesi, mediat spanjolle insistojnë se marrëveshja mes klubeve është afër dhe se Kutinjo është pjesë e “paketës” së transferimit. /vipsport.al/